Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protesta e Unazës së Re, policia jep informacion zyrtar për arrestimin e 3 banorëve

Shkruar nga Newsbomb
Foto nga përplasja e banorëve të Unazës përpara Drejtorise së Policisë

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me arrestimin e tre banorëve të Unazës së Re.

Blutë bëjnë me dije se arrestimi i tyrë është bërë pasi personat e arrestuar kanë bllokuar rrugën në zonën e Unazës së Re.

Ndërkohë banorët e Unazës janë duke protesuar përpara Drejtorisë së Policisë dhe kërkojnë lirimin e të arrestuarve.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit:

- S. D., 56 vjeç;

- G. Sh., 54 vjeç;

- I. K., 51 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re).

Mbasditen e djeshme, këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë janë grumbulluar në vende të kalimit publik duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimir rrugor duke cënuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu