Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protesta e tetë e opozitës, a do të jetë favorizues moti nesër

Shkruar nga Newsbomb

Pasditen e nesërme pritet të zhvillohet protesta e tetë kombëtare e opozitës.

Ndërkohë moti do të jetë favorizues, ndryshe nga hera e fundit, ku kishte edhe reshje herë pas here.

Nesër nuk do të ketë reshje dhe temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 32 gradë.  

RESHJET

Nesër në përgjithësi, nuk priten reshje.

Ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më e mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre nesër pasdite.

TEMPERATURAT

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 18 / 31 °C

në vendet e ulëta: 17 / 32 °C

në vendet malore: 12 / 28 °C

ERA

Nesër era do të fryjë e lehtë, por deri mesatare në bregdet dhe në terrenet malore.

61966219_1362875353866307_5724180507705475072_o.jpg

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll