Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protesta e studentëve, reagon djali i Zamirës  së Gërdecit: Nuk doni dialogim dhe negociata, tregojuni të rinjve rrugën si do t'i realizoni

Shkruar nga Newsbomb

Deklarata e kryemistrit Rama për moskërkimin e negocitave me PD, LSI dhe askënd në lidhje me qeverisjen universitare ka bërë të reagojnë shumë persona në rrjetet sociale.

Një ndër ta është avokati Geraldo Durda. Geraldo është djali i Zamira Durdës që njërin djalë e humbi në moshën 8 vjeçare nga shpërthimi i Gërdecit.

Ai shprehet se protesta dhe kërkesat e studentëve janë të drejta. Në qoftë se qeveria nuk do negociata dhe dialogim, atëherë duhet t’ia tregojë studentëve rrugën se si do t’i realizojnë.

‘Dakort mos dialogoni,mos negocioni si do ti arrini kerkesat tuaj?
Nuk doni dialogim,as negociata, shume mire tregojuni studenteve rrugen si do ti realizoni ?
Protestohet per tu degjuar,e kur ju ofrohet mundesia thoni jo nuk duam te na degjoni...
Kjo eshte koha e studenteve.Nese nuk eshte sot, kur do te jete? Prandaj kjo “marrëzi” eshte madheshtore.
Gjithesesi protesta juaj dhe kerkesat tuaja jane te drejta per kete meritoni nje BRAVO te madhe !
Shpresoj shume qe te gjeni rrugen per ta kthyer kerkesen dhe protesten ne fitore dhe jo ne nje llogore’, shkruan Geraldo Durda.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese