Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protesta e studentëve, Kuvendi në gatishmëri për seancë të jashtëzakonshme

Shkruar nga Newsbomb

Pas thirrjeve të studentëve për një seancë të jashtëzakonshme që të miratohen të gjithë kërkesat, mësohet se Kuvendi është vënë në gatishmëri.

Sipas Ora News, administratës së Kuvendit i është kërkuar të rrinë në gatishmëri.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama ka rënë dakord për miratimin e 8 pikave, me kusht që studentët të ulen të dialogojnë.

Sakaq, studentët i kanë lënë afat për përgjigje të një seance të jashtëzakonshme deri në orën 16:00 të ditës së sotme, në të kundërt kanë paralajmëruar protestë kombëtare ditën e hënë, ku përveç gjimnazistëve, i kanë bërë thirrje edhe qytetarëve t'i bashkohen.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll