Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protesta e studentëve, ja rektori i parë që plotëson 5 pikat e kërkuara

Shkruar nga Newsbomb

Rektori i universitetit të Vlorës, Roland Zisi është rektori i parë që ka dhënë përgjigje mbështetëse për të pesta pikat e kërkuara nga studentët.

"Senati merr përsipër të realizojë të gjitha kërkesat që studentët kanë paraqitur. Nuk e di nëse ata do të fillojnë procesin mësimor, kjo nuk varet nga unë por ata morën përgjigje pozitive nga senati akademik.

Universiteti Ismail Qemali është universiteti që ka tarifat më të ulta dhe është paralel me ato që mund të përballojë familja e studentëve", u shpreh Zisi.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama disa ditë me parë u shpreh se disa prej kërkesave të studentëve u takonin fakulteteve e nuk ishin atribut i qeverisë.
Mesa duket në kuadër të kësaj rektori Zisi  ka pranuar të plotësoje 5 pikat e kërkuara nga studentët. 

Ndërkohë në Tiranë po mbahet dita e 13-të e protestës së studentëve të cilët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre.
Kryeministri Edi Rama vazhdon të këmbëngulë për dialog me studentët, ndërkohë që këta të fundit janë të vendosur se nuk do të ketë asnjë lloj dialogu.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.