Kreu i Partisë Levizja Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti ndodhet në Tiranë, te fakulteti i Shkencave Sociale.
Pedagogët dhe studentët kanë bojkotuar sot mësimin, ndërsa Kurti ka shkuar aty për t’i mbështetur.
Në një deklaratë para tyre, krei i VV është shprehur se i ka ndjekur protestat e studentëve. “Në Kosovë i kemi ndjekur protestat tuaja. Fitoret në histori dhe shoqëri vijnë nga qendresa. Protesta e studentëve e drejtë, kur pedagogët janë me ta”, ka thënën ndër të tjera Kurti.
Sot në orën 11:00 pritet të mblidhen Asambletë e Pedagogëve ku edhe do të marrin vendimin për grevën e paralajmëruar. Të premten një grup pedagogësh zhvilluan takim me minstren e Arsimit, Besa Shahini, por siç u shprehën nuk morën përgjigje për kërkesat e tyre.