Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Protesta e shoqërive të transportit për licencat, reagon Ministria: Pretendime të pabaza

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas protestës së shoqërive të transportit në lidhje me dhënien e licencave nga Ministria e Transportit, që sipas tyre jepen si t’iu dojë qejfi, ka reaguar ky institucion.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, pasi u njoh me pretendimet e përfaqësuesve të njërës prej shoqata të transportit, që operon në linjat ndërqytetase, hedh poshtë këto pretendime në mënyrë kategorike si jo të mbështetura në ligj dhe spekulative.

MTI, thekson se procesi i hartimit të rrjetit të transportit ndërqytetas, është bërë në bashkëpunim mes MTI-së, shoqatave të transportit ndërqytetas dhe pushtetit vendor, për të plotësuar nevojat e banorëve për mbulim të plotë të territorit.

Gjatë procesit është marrë mendimi edhe i shoqatës që organizoi protestën, e cila ka shfaqur vlerësimin për nismën dhe bashkëpunimin me Ministrinë.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, u bën apel të gjithë operatorëve të transportit ndërqytetas, që të operojnë në përputhje me kushtet e liçensave dhe të mos abuzojnë. Sepse janë pikërisht këto abuzime të operatorëve në raste të caktuara, që krijojnë këto pretendime të paqena.

Ndërkohë MTI, sqaron se përfaqësuesi i shoqatës që ngre pretendimin është në një proces gjyqsor me një palë tjetër, të cilës gjykata i ka dhënë të drejtë për liçensimin e operimit të njërës prej linjave, dhe për këtë shkak përpiqet të dizinformojë opinionin publik dhe akuzojë pa baza dhe argumenta ligjore.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, për ti dhënë fund gjithë këtyre spekulimeve, ka vendosur të pezullojë procesin e liçensimit për linjat ndërqytetase, deri në marrjen e detyrës nga titullari i ri.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës i kërkon ndjesë operatorëve që kanë aplikuar dhe janë në pritje të liçensimit, por e ndërmerr këtë hap për ti prerë rrugën çdo keqinterpretimi dhe spekulimi.

 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img