Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1kmh
100 %
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
Hën
8 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

“Protesta e radhës do jetë ndryshe”, Lesi analizon goditjen e Berishës, fjalimin e Metës dhe gjyqin për vulën e PD

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari dhe botuesi Nikoll Lesi, mendon se Partia Demokratike do të radikalizohet nëse vula e partisë do t’i mbetet grupit Alibeaj pas vendimit të gjykatës. Sipas tij, do jetë gabim fatal i Ramës, nëse ai ndikon te gjykata, që vula e partisë t’i jepet grupit Alibeaj.

“Deri tani, opozita i ka mbajtur protestat të kontrolluara. Nuk ka dhënë precedent, për tu akuzuar si opozitë destabilizuese. Pas kësaj, me aq sa kam eksperiencë, me sa shoh edhe fjalimin e Ilir Metës në shesh, që thatë tani mbaruan llafet dhe nuk ka më, protesta tjetër do të jetë ndryshe.

PD është në të drejtën e vetë për ta përdorur këtë që ndodhi, për të eskaluar një përballje që nuk do të jetë shumë paqësore. Protesta tjetër lidhet edhe me vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e PD.

Nëse do të bëhet gabimi fatal që të mos ja japin zotit Berisha, nëse Rama ndikon që vula dhe sigla ti jepet grupimit Alibeaj, protesta tjetër nuk do të jetë pa përballje fizike. Nuk e uroj këtë”, u shpreh Nikoll Lesi në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Më shumë


spot_img









spot_img