Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Protesta e PUNONJËSEVE të SEKSIT në Maqedoni, kërkojnë të përfshihen në paketat ndihmëse të qeverisë për krizën nga COVID-19

spot_img

Lajme të ngjashëm

55b6b9c8c0d5127cd11190868b3649d9

Punonjëset e seksit në Maqedoninë e Veriut kanë zhvilluar një protestë në rrygët e Shkupit, ku kanë kërkuar që të përfshihen në peketat ekonomike të qeverisë për krizën nga COVID-19.

Ato shprehen se kriza e shkaktuar nga koronavirusi i ka prekur në aspektin shëndetësor, ekonomik dhe social.

“Kriza na ka zhytur në varfëri dhe në rreziqe serioze për shëndetin tonë, derisa të marrim ndonjë mbështetje nga institucionet në mënyrë që të zvogëlojmë pasojat negative të krizës në mirëqenien tone”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Ato kërkojnë që qeveria të krijojë një paketë masash socio-ekonomike në mënyrë që të sigurojnë mbështetjen për këtë komunitet, ndërsa i bëjnë thirrje qeverisë që të njohë punën seksuale si punët e tjera dhe të respektojnë të drejtat e tyre, si dhe t’u sigurojë atyre mbrojtje shëndetësore dhe sociale gjatë krizës.

Këtë vit Kolektivi i Punëtorëve të Seksit në Ballkan (STAR) nuk do të Marshin tradicional të Ombrellës së Kuqe për shkak të rregullave të qeverisë, por do gtë mbahet një konferencë për shtyp në 17 dhjetor.

“Këtë vit, duke u kujdesur për shëndetin tonë dhe publik, nuk do të organizojmë Marshin tradicional të Ombrellës së Kuqe, por do të mbajmë një konferencë për shtyp më 17 dhjetor me fillim në orën 12 para burimit “Luftëtar mbi kal” në sheshin “Maqedoni”. Konferenca për shtyp do të mbahet në përputhje me të gjitha protokollet e zbatueshme dhe masat për organizimin e ngjarjeve publike të këtij lloji, në përputhje të plotë me masat për të mbrojtur kundër përhapjes së virusit Covid-19”, thuhet në deklaratën e STAR.

Më shumë

spot_img