Hapësire reklamuese

Politikë

Protesta e pronarëve para Parlamentit, Sulaj i PR: Ligji tërësisht antikushtetues

Shkruar nga Newsbomb

Ish-pronarët protestojnë përpara Parlamentit për ligjin e pronave, i cili pritet të diskutohet sot në seancën plenare. I pranishëm në këtë protestë ka qenë edhe Blendi Sulaj sekretar politik i Partisë Republikane.

Sulaj e ka cilësuar ligjin e pronave si antikushtetues ndërsa tha se Partia Republikane do vazhdojë betejën në kushtetuese.

“Partia Republikane e shikon ligjin e pronave si tërësisht antikushtetues dhe se bie ndesh me rekomandimet e Bashkimit Europian. Ne si PR do e vazhdojm betejën tonë në gjykatën kushtetuese”, tha Sulaj.

Pronarët thonë se ligji i ri i pronave i diskriminon ata. Ky lidh nuk ëhstë dekretuar nga Presidenti Bujar Nishani dhe nuk ëhstë votuar nga PD.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu