Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Protesta e PL sot te inceneratori i Tiranës, Braimllari: Pjesëmarrja do jetë masive...

Shkruar nga Newsbomb
Protesta e PL  sot te inceneratori i Tiranës, Braimllari: Pjesëmarrja

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka folur ditën e sotme për protestën e thirrur nga Ilir Meta në orën 18:00 në inceneratorin e Tiranës.

Braimllari tha se protesta e thirrur nuk do të ketë ngjyrime partiake dhe se bëhej fjalë për një reagim nga ana e qytetarëve për vjedhjen masive.

“Qytetarët kanë një shenjë revolte ndaj kësaj qeverie e cila ka abuzuar çdo ditë me ta. Prandaj ne vendosëm t’u përgjigjemi kërkesave të qytetarëve duke thirrur një protestë tek inceneratori i Tiranës apo tek “vendi i krimit” ku është kryer korrupsioni më i madh në historinë e vendit.

Është një protestë ku janë thirrur qytetarët e Tiranës. Protesta nuk ka flamuj të partive politike. Kam bindjen maksimale se sot do kemi një pjesëmarrje masive tek inceneratori i Tiranës. Protesta nuk do jetë e heshtur, por do i japë zë reagimit të qytetarëve.

E para kjo protestë është qytetare, ndaj edhe thirrja ka qenë mbi bindjet partiake me një protestë që bëhet tek vendi i krimit. Bëhet tek një ngjarje e rëndë të ndodhur këto vite. Kemi të bëjmë me një grup kriminal dhe SPAK duhet të kishte nisur me thellimin e hetimeve. Sepse ne shikojmë se në një situatë të tillë, dy personat kryesore të përfshirë në këtë ngjarje korruptive, minimumi as nuk janë thirrur nga prokuroria.

Ne e kemi të qartë se në Tiranë, nuk ka incenerator por është vetëm një landfill. Ky abuzim marramendës i Edi Ramës dhe Erion Veliajt ka rënduar ekonominë e familjeve shqiptare” tha ai për “Faxneës”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll