Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
3.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

Protesta e PD, Çim Peka: Në 7 korrik nuk rrëzohet Rama, por pas 7 korrikut nuk tallet më me ju

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike do të mbajë më 7 korrik një protestë para Kryeministrisë, për rritjen e çmimeve dhe largimin e të rinjve. Ky është tubimi i parë që PD mban me Sali Berishën në krye, tashmë si kryetar i partisë më të madhe opozitare.

Gazetari Çim Peka thotë se 7 korriku nuk do të rrëzojë kryeministrin Rama nga pushteti, ama do ndikojë që ai të mos tallet më me popullin.

“Mbreme nje koleg me tha live se protesta e 7 Korrikut eshte ne interes te Berishes! Po iku koha kur opozita i bente protestat ne interes te Rames, cili eshte problemi e pyes? Kolegu ishte i qarte: Me mire te shkoje nafta tre mije leke se sa te ulet nen dy mije dhe merita ti njihet opozites e qytetaret te kuptojne se Rama vetem gjuhen e reagimit dhe forces njeh.

Ja, ne kete realitet po jetojme. Me 7 Korrik nuk rrezohet Rama, por pas 7 Korrikut nuk tallet me ju per llogari te oligarkeve qe pastrojne parate e tij. Sigurisht qe kjo proteste po ben protagoniste pa fund dhe asgje te keqe nuk ka prej tyre.

Ne fund te fundit Berisha si kardiolog ka shkelqyer, si psikiater nuk ja thote. Mjafton te shikosh qe pasardhes ne qeveri la nje te semure mendor. Prandaj mos u frenoni se kush merr protagonizem per protesten, ne ate proteste ka vend per te gjithe”, shkruan Çim Peka.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img