
Disa militantë të PD, janë filmuar teksa hedhin gurë në drejtim të efektivëve të policisë nga tarraca e selisë blu.
Në video duken të rinjtë të cilët ndodhen në tarracën e selisë së PD nga ku marrin gurë dhe i hedhin në drejtim të policëve që janë vënë në gatishmëri për protestën e opozitës para parlamentit.
Protesta e sotme e opozitës e cila ka filluar rreth orës 9:30 të mëngjesit, është hsoqqëruar me tensione dhe përplasje të herë pas hershme mes policisë dhe prptestuesve.
Protestuesit kanë tentuar disa herë të çajnë kordonin policor për tu futur në parlament ku dhe po zhvillohet seanca plenare.
Në fillim të seancës planera janë betuar tre deputetët e rinj të LSi të cilët pranuar marrjen e mandateve.