Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Protesta e opozitës, reagon Braçe: Një grusht politiqenësh

spot_img

Lajme të ngjashëm

620648346a888ebe3f3769aee63774ad

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka publikuar pamjet e protestës të opozitës nga lart duke theksuar se në shesh siguria publike u cënua nga një grup ‘politiqenësh’.

Braçe duke i cilësuar kundërshtarët politik si ‘politiqenër’, theksoi se këta të fundit nuk i bëjnë dot asgjë shumicës qeverisëse.

Statusi i Erion Braçes:

GRUSHTA AMERIKANO-GJERMANE HANE, MË TË DHUNSHËM BËHEN!

Siguria Publike është një e mirë publike; Rendi Publik është

një e mirë publike; Drejtësia e barabartë për këdo është një e mirë publike;

Imazhi i vendit është një e mirë publike;

#ESHTEEKONOMI #ESHTEEKONOMIAJOTE

Është sot, duhet të jetë edhe nesër! #JANETEARDHURATETUA #ESHTEPUNAJOTE

Cenimi i sigurisë publike nga 2000, 3000, 5000, ja dhe 10000 njerëz të dhunshëm, nuk i bën asgjë një shumice politike, zero!

Ama ekonominë tënde e godet! Mendoje pak,

dy elementët kyc të ekonomisë gjatë vitit të fundit ishin:

#INVESTIMETEHUAJA dhe #TURISTETESHUMTE

Një grusht politiqenësh të korruptuar, tamam ata që kanë vjedhur duke vrarë e kanë vrarë për t’u mbrojtur, po shkatërrojnë ekonominë tuaj! Atë ekonomi që e keni ngritur vetë, me mund, djersë e sakrifica të ardhurat tuaja; Për të tjerët, atë ekonomi që ju jep punën e prej saj edhe të ardhurat e përditshme! Mos i falni këta fundërrina që nuk janë si ju, nuk kanë hall të nxjerrin fundin e muajit, të paguajnë rrogat e punëtorëve çdo fund muaji.

Janë tamam politiqentë që as e vrasin mendjen për ekonominë tuaj, por po bejnë cmos të kenë ekonominë e tyre! Duan para më shumë, ndaj duan pushtet sa më parë! Pa zgjedhje sepse e dinë që ju s’i votoni me kurrë. Me dhunë!

Me dhunë mbi çdo polic të shtetit të angazhuar për sigurinë publike, me dhunë mbi secilin prej jush, ekonominë tuaj e të ardhurat tuaja!  Kur ndodh kjo, ligji duhet të mbrojë interesin publik! Ligji mbi të gjithë! 

Respekte.jpg

Më shumë

spot_img