Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Protesta e opozitës, reagon ambasada e SHBA: Të ndalohen aktet e dhunës   

spot_img

Lajme të ngjashëm

69f9707c588871381f4ac8cf9dd3becf

Ambasada e SHBA ka reaguar pas protestës së opozitës së bashkuar.

Me anë të një reagimi në faqen e saj zyrtare, ambasada amerikane ka dënuar aktet e dhunshme në protestën e shtatë kombëtare të opozitës së bashkuar.

Ambasada e ka quajtur dhunën  ndaj policëve si të papranueshme si dhe ka bërë thirrje që palët të angazhohen në një dialog konstruktiv.

Reagimi i Ambasadës së SHBA:

Ambasada e SHBA dënon dhunën që ndodhi gjatë protestës sonte. Grumbullimi paqësor dhe e drejta për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë janë shtylla të demokracive të shëndosha, por janë të drejta që duhen ushtruar paqësisht. Përdorimi i mjeteve piroteknike, sidomos kur vënë në shënjestër policinë, nuk është akt paqësor, është i papranueshëm dhe jodemokratik. Iu bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve të protestës të ndalojnë aktet e dhunshme dhe të angazhohen në dialog konstruktiv.

Më shumë

spot_img