Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Protesta e opozitës, qytetarët nga rrethet nisen me autobusë drejt Tiranës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ashtu siç është paralajmëruar protesta e opozitës pritet të nisë në orën 11:00, ndërkohë qytetarët nga rrethet kanë filluar që të nisen drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në tubimin e organizuar.

Mësohet se Gjirokastra janë nisur 5 autobusë. Ndërsa deri më tani sipas informacineve të marra nga rrethet e tjera rezulton se 12 makina janë nisur nga Përmeti, 12 gjithashtu nga Tepelena dhe një autobus, nga Memaliaj 6 makina të vogla.

Ndërkaq nga Korça pritet pjesëmarrje më e ulët pasi mungon organizimi nga opozita. Burime nga selia blu bëjne me dije se qytetarët i janë drejtuar kryeqytetit me mjete të vogla. Pritej një pjesemarrje masive, por sipas tyre presioni nga qeveria nuk ka lejuar organizimin në masë me autobusë. Ndërkohë, burime nga LSI thonë se drejt Tiranës janë nisur rreth 500 protestues ku 100 prej tyre janë nga qyteti i Pogradecit dhe pjesa tjetër nga Korça.

Po ashtu, Nga Hasi dhe Tropoja drejt Tiranës janë nisur 800 protestues.

Më shumë

spot_img