Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Protesta e opozitës, Ngjela: Shqiptarët do shohin forcën e…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4915eb1959cc2e5fe8417a373ac15732

Avokati i njohur Spartak Ngjela komenton protestën e sotme të opozitës, shkruan Newsbomb.al.

Në një koment në rrjetet sociale, Ngjela shprehet ndër të tjera se korrupsioni ka humbur qetësinë, siç e quan ai.

Lidhur me protestën e sotme, avokati thekson se “Asgjë nuk mund të krijojë”.

“Asgjë nuk mund të krijojë. Kërcënimi amerikan jam i sigurt që ka ardhur.  Askush nuk mund të tallet më me shqiptarët pasi i ka shkatërruar dhe grabitur ata. Nesër do ta shohin shqiptarët forcën e mikut dhe partnerit të tyre të madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por do të konstatojnë edhe falimentimin përfundimtar të korrupsionit të lartë politik në Shqipëri”, shprehet Ngjela ndër të tjera.

Komenti i plotë:

Korrupsioni ka humbur qetësinë. Është në hapat e tij të fundit drejt ndëshkimit… përdrejt hekurave…

Në Parlamentin e Shqipërisë nuk u la të fliste qetësisht as kryetari i Kuvendit të Maqedonisë.

Qesharakë. Sepse janë të shqetësuar në frikë. Frika e goditjes penale pasi ke vjedhë popullin tënd në vend që ta qeverisësh atë, ka qenë në shekuj shumë e trazuar në çdo vend. Por goditje e vjedhësve të popullit ka qenë pika e kapërcimit jetësor për çdo popull që sot është i iluminuar nga kultura, nga dija dhe nga mirëqënie. Në këtë cak ndodhet edhe populli shqiptar sot, të tetë milionët, që jetojnë në Ballkanin Perëndimor.

Por epiqendra e tij është Shqipëria. Dhe pikërisht këtu i duhet dhënë dërma vjedhësve të popullit.

Shqiptarët janë në prag të shpërthimit të tyre të madh, ata duan që në këtë shpërthim të kenë ndihmën direkte të mikut dhe aleatit të madh njëqindvjeçar: Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe sigurisht që do ta kenë këtë.

Prandaj, korrupsioni nuk mund të krijojë dot asnjë lloj destabilizimi në Shqipëri.

Po “kryengritja” e nesërme më datë 16 shkurt.

Asgjë nuk mund të krijojë. Kërcënimi amerikan jam i sigurt që ka ardhur.

Askush nuk mund të tallet më me shqiptarët pasi i ka shkatërruar dhe grabitur ata.

Nesër do ta shohin shqiptarët forcën e mikut dhe partnerit të tyre të madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por do të konstatojnë edhe falimentimin përfundimtar të korrupsionit të lartë politik në Shqipëri.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img