Hapësire reklamuese

Politikë

Protesta e opozitës, demokratët nisen me makina private nga rrethet në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Protesta e opozitës, demokratët nisen me makina private nga rrethet

Sot në orën 17:30 para Kryeministrisë me moton “O sot, o kurrë” do të mbahet protesta e opozitës me në krye Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën, pasi ish-kryeministri nuk mund të jetë në shesh pasi është në “arrest shtëpie”.

Kjo do të jetë e para protestë pa praninë fizike të Sali Berishës, i cili do t’i drejtohet protestuesve me një mesazh dhe fjalë online nga shtëpia e tij.

E teksa pak orë na ndajnë nga protesta, demokratët me makinat e tyre private janë nisur nga rrethet për në Tiranë.

Edhe pse nuk ka pasur një organizim të mirëfilltë që të mundësonte transportin e demokratëve, protesta pritet të ketë një numër të lartë pjesëmarrësish, të cilët janë nisur për në Tiranë me makinat e tyre private.

Burime për media bëjnë me dije se nga Lushnja janë nisur 1 mijë demokrat nga strukturat e PD, Nga Shkodra janë nisur 600 persona, nga Fieri 700, 720 nga Korça, 300 nga Pogradeci, 200 nga Devolli, 200 nga Maliqi dhe 17 nga Kolonja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese