Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Protesta e opozitës, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet, ja çfarë duhet të bëni

Shkruar nga Newsbomb

Ambasada Amerikane u ka bërë thirrje shtatasve të saj të kenë kujdes më 21 qershor, ditën kur opozita do zhvillojë protestën e rradhës kombëtare.

Ambasada flet për një demonstrim të madh që pritet të zhvillohet pranë Kryeministrisë dhe u thotë qytetarëve të shmangin grumbullimet e mëdha.

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit të premten, më 21 qershor 2019, duke filluar rreth orës 8:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes udhëzohen të shmangin të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku zhvillohen demonstratat", thuhet në deklaratë .

"Çfarë duhet të bëni:

Shmangni grumbullimet e mëdha dhe vendet e demonstratave

Jini të vetëdijshëm për çfarë ju rrethon

Monitoroni mediat lokale për përditësime

Mbani një profil të ulët", përmbyllet deklarata e Ambasadës Amerikane

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll