Tirana
few clouds
-1.5 ° C
-1.5 °
-1.5 °
43 %
1kmh
20 %
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

Protesta e maturantëve, reagon Ministria e Arsimit: Nuk kanë asgjë konkrete, nuk ka rivlersim të testit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi në një deklaratë për shtyp ka folur për protestën që po zhvillojnë maturantët.

Vrapi është shprehur se pretendimet e maturantëve nuk qëndrojnë dhe se asnjë nga pyetjet në provim nuk ishin jashtë programit.

Ajo është shprehur se nuk do të ketë rivlersim të provimit për shkak se gjithçka është bërë brenda një programi të vlerësuar nga ekspert. Sakaq, Vrapi ka sqaruar se një nga arsyet pse testi u bë vetëm me alternativa, ishte ajo e korrigjimit, për shkak të pandemisë. 

“Asnjë pyetje nuk është jashtë programit. Dua të bëj me dije se mënyra si bëhen pyetjet ka një procedurë rreptësisht të rregullt. Ne ndjekim procedura të përcaktuara në metodologjinë tonë, që kanë lidhje me nivelin e vështirësisë. Teza kalon në dy duar, që mbajnë përgjegjësi për anën shkencore dhe strukturore të testit. Nëse kanë pretendime për pyetje konkrete, se deri tani nuk kanë asnjë pyetje konkrete. Një nga arsyet pse testi u bë vetëm me alternativa, ishte ajo e korrigjimit, për shkak të pandemisë. Këto pyetje janë të mira, sepse masin nivelin e nxënësve. Procesi nuk ka përfunduar ende do bëjmë analizën, pastaj shpalljen e rezultateve. Nuk ka mundësi rivlerësimi, pasi testi nuk ka asnjë gabim shkencor. Pas datës 18 qershor ne do të bëjmë shpalljen e rezultateve dhe variatet. Ekipet thonë se nuk ka asnjë problem nëse mësuesit kanë dicka konkrete ta diskutojmë në një tryezë”, tha Vrapi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img