Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Protesta e maturanteve, reagon Berisha: Pyetjet ishin jashtë programit, kërkoj ripërsëritjen e provimit të lëndës me zgjedhje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për maturantët, të cilët sot u ngritën në protestë duke thënë se në provimin e testit me zgjedhje kishte pyetje jashtë programit.

Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se maturantët u përballën me një pabesi nga Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi.

albsig

Ai ndër të tjera kërkon që provimi i lëndëve me zgjedhje të përsëritet.

“Pabesia Rama-Kushi nxjerrë studentët në protestë! Të dashur miq, dje maturantët në mbarë vendin kishin testin e lëndës me zgjedhje. Ata dje u përballën me një akt të vërtetë pabesie nga Rama-Kushi.

Tezat e tyre ishin zgjedhur me qëllim dhe në kundërshtim të hapur me rregullin, jashtë programi. Kjo përzgjedhje e paligjeshme kishte si qellim madhor uljen masive të notave dhe mbetjen në klase të maturantëve tanë.

Duke ju bërë thirrje maturantëve në mbarë vendin të protestojnë ndaj këtij akti të papërgjegjshëm, unë dënojë me forcën më të madhe pabesinë Rama-Kushi dhe kërkoj ripërsëritjen e provimit të paligjshëm të matures” shkruan Berisha në postimin e tij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img