Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1kmh
100 %
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
Hën
8 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Protesta e grave në Iran pati sukses? Ligji i detyrueshëm i shamisë do të rishikohet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Autoritetet në Iran  i Parlamentit ditën e djeshme që të rishikojnë një ligj të vitit 1983 që mandaton mbajtjen e detyrueshme të shamive.

Kjo kërkesë vjen në mënyrë që të gjendet një rrugëdalje nga lëvizja e protestës që ka shpërthyer në vend për më shumë se dy muaj.

Irani është përballur me protesta të përditshme që nga vdekja e Mahsha Amini, një vazjë kurde 22-vjeçare, që u dhunua për vdekje nga policia e moralit për mosmbajtjen e duhur të shamisë. Që atëherë, gratë iraniane kanë dalë në rrugë dhe disa kanë hequr ose djegur shamitë e tyre në publik.

Të shtunën e kaluar, Prokurori i Përgjithshëm i Iranit, Mohammad Jafar Montazeri tha se “parlamenti dhe autoritetet gjyqësore po punojnë” për çështjen e shamisë, pa specifikuar nëse legjislacioni mund të ndryshohet.

Çështja është veçanërisht e ndjeshme në Iran, me dy kampe kundërshtare: konservatorët që këmbëngulin në ligjin e 1983 dhe progresistët që duan që gratë të jenë në gjendje të zgjedhin nëse do të mbajnë apo jo shaminë.

Shamia u bë e detyrueshme në Iran katër vjet pas revolucionit islamik në 1979. Policia e moralit u krijua për të “përhapur kulturën e modestisë dhe mbajtjes së shamisë”. Sipas ligjit të vitit 1983, gratë në Iran, vendase dhe të huaja, pavarësisht nga feja, duhet të mbajnë shami dhe veshje të gjera në publik.

Që nga 5 korriku, një ligj i ri “për shaminë dhe modestinë në vend” i promovuar nga presidenti iranian Ebrahim Raishi vendosi kufizime të reja për gratë: shamia duhet të mbulojë jo vetëm flokët e tyre, por edhe qafën dhe shpatullat.

Megjithatë, gjatë një konference për shtyp të mbajtur dje në Teheran, Raisi u duk se ishte i hapur ndaj ndryshimeve të mundshme në legjislacion.

“Kushtetuta jonë ka vlera dhe parime që janë të qëndrueshme dhe të palëkundshme, por ka mënyra të zbatimit të Kushtetutës që mund të të rishikohet”, tha ai.

Pas vdekjes së Aminit dhe demonstratave që pasuan, gjithnjë e më shumë gra filluan të qarkullonin pa shami, kryesisht në pjesën veriore të Teheranit. Gjithsej 448 protestues janë vrarë që nga fillimi i protestave, sipas organizatës joqeveritare Iran Human Rights me bazë në Norvegji.

Më shumë


spot_img









spot_img