Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protesta e dhunshme te Unaza e Re, 4 punonjës policie të plagosur

Shkruar nga Newsbomb

Katër efektivë policie janë plagosur mesditën e sotme gjatrë përplasjes me banorët e Unazës së Re.

Mësohet se një grup protestuesish kanë goditur me sende të forta duke plagosur 4 punonjës policie, 3 nga forcat 'Shqiponja' dhe 1 nga FNSH.

Efektivët e Policisë po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në orët e pasdites policët e lënduar i vizitoi në spital Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të lartë të PSH.

Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet procedurale dhe hetimore për të përballur me drejtësinë, autorët e sulmit mbi forcat e rendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu