Hapësire reklamuese

Rajoni

Protesta e dhunshme në Serbi, policia shpërndan me forcë protestuesit e opozitës

Shkruar nga Newsbomb
Protesta e dhunshme në Serbi, policia shpërndan me forcë

Policia në Serbi hodhi gaz lotsjellës të dielën për të penguar qindra mbështetës të opozitës që provuan të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Beogradit, në shenjë proteste ndaj atyre që vëzhguesit thanë se ishin parregullsi të gjera gjatë zgjedhjeve të përgjithshme fundjavën e kaluar.

Presidenti populist i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se protestat ishin një përpjekje e organizuar nga jashtë për të rrëzuar qeverinë. Ai tha se më shumë se 35 persona u arrestuan dhe paralajmëroi më shumë arrestime.

“Kjo ishte një përpjekje për të pushtuar me dhunë institucionet shtetërore të Republikës së Serbisë”, tha presidenti Vuçiç për televizionin pro-qeveritar Pink. Autoritetet kanë mohuar të ketë ndodhur mashtrim më votat dhe i kanë përshkruar zgjedhjet e 17 dhjetorit si të drejta. Presidenti serb tha të dielën se pretendimet për parregullsi në votime ishin “gënjeshtra” të nxitura nga opozita.

Presidenti serb i cili mblodhi Këshillin e Sigurisë për të diskutuar situatën, sugjeroi se trazirat ishin nxitur nga jashtë, por nuk dha prova për të mbështetur këtë pretendim. Duke iu drejtuar kombit gjatë protestës jashtë bashkisë së Beogradit, ai i quajti demonstruesit “banditë” të cilët nuk do të kenë sukses në destabilizimin e shtetit dhe tha se “ky nuk është një revolucion”.

Policia u vendos brenda ndërtesës së kuvendit të bashkisë së Beogradit duke hedhur gaz lotsjellës, ndërsa qindra protestues të opozitës thyen xhamat në hyrje të ndërtesës. Më pas, policia ndërhyri duke larguar grupet e protestuesve nga qendra e qendra e qytetit dhe kreu arrestime./VOA

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese