Hapësire reklamuese

Politikë

Protesta e dhunshme në PD, Rama bashkëbisedim me demokratët: 3-4 miq të huaj më morën në telefon, të shokuar nuk e besonin, vepër e dy personazheve mbetje

Shkruar nga Newsbomb
Protesta e dhunshme në PD, Rama bashkëbisedim me demokratët: 3-4

Kryeministri Edi Rama po mbanë bashkëbisedimin me demokratët, pas protestës së mbajtur dje në selinë e PD.

Rama tha se ishte një ndodhi shumë e rëndë për demokratët, teksa tha se nuk ka ndodhur në asnjë vend në botë që një parti të sulmohet dhunshëm nga të vetët.

“I përkasin asaj pjesë të kampit politik që identifikohen me Partinë Demokrtike. Ndodhia e djeshme ishte shumë e rëndë për demokratët por ishte e rëndë për të gjithë shqiptarët dhe vetë Shqipërinë. 3 -4 miq të huaj më kënë telefonuar a është e vërtetë që është sulmuar godina e opozitës nga vetë ata.

Një lajm krejt befasues sa i rëndë edhe qesharak që një vend demokratik sulmohet me dhunë sulm opozita nga vetë mbështetësit e saj. Nuk ka ndodhut në historinë  e botës demokrtike.

Diçka që shkon përtej çdo logjike dhe që sigurisht shumë kush mund të mendoj se për mua është e mirëseardhur. Kushdo që mendon se është e mirëseardhur në aspketin cinik të politikës, një zhvillimni tillë e dobëson kundërshtarin godet aman dhe shoqërine. Pikë e zezë! Ajo që përbën të vërtetën e thjeshtë se këta dy personazhe janë e njëjta mbetje e ndarë përgjysëm.

Ajo që përbënë në fakt të vërteten e thjeshtë është që të dy personazhet janë e njëjta mbetja e asaj partie të ndarë përgjysmë, mbetje të pariciklueshme në funksion të së ardhmes. PD është historia e dy sëbashkua. I dyti është futur në skenë nga i pari i si hija e tij. Ky është një moment delikat jo vetëm për PD. Ajo dje ishte një shfaqje mesjetare. Me një ushtri brenda të karikuar me një sistem të fortifikuar dhe një ushtri jashtë e karikuar për të sulmuar me çekiç, me shkallë, mund të kishte degjeneruar në diçka të pangushëllueshme për PD, për demokratët dhe shoqërinë tonë. Si njeri dhe si tjetri, janë dy kufoma politike, që kanë marrë peng atë parti, për fat të keq ishin papërgjegjshmërisë të gatshëm për rolin e marrësit dhe mbrojtësit të kështjellës së PD.  Ishin të dy të gatshëm të sakrifikonin njerëz.", tha ai ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu