Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protesta e dhunshme, Bushati: Opozita dështoi, nga sot Rama u bë …

Shkruar nga Newsbomb

Analisti Andi Bushati komentoi në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën protestën e dhunshme të opozitës para Kryeministrisë.

Bushati e cilësoi protestën e sotme një dështim të madh, teksa shprehet se opozita nuk arriti të merrte fryte pavarësisht se tentoi të bënte dhunë.

Sipas Bushatit, opozita mori njollën, ndërsa kryeministri Edi Rama u bë edhe më i fortë sesa ishte.

“Në qoftë se do të jepnim një konkluzion të përgjithshëm protesta e opozitës është një dështim. Ka një shprehje populli kur do nxjerrësh shpatën nga mielli duhet ta dish nga ta çosh. Në ktë kuptim duket sikur opozita tentoi të bënte dhunë, mori njollën dhe nuk mori frutet.

Edi Rama duket më i dobët mbrëmë në darkë apo sot? Mua më duket se kryeministri Edi Rama është më i fortë sot.

E dyta kemi një shprehje të Monika Kryemadhit e cila nga emisioni i “Të Paekspozuarit”  bëri me dije o do largohem une dhe Basha ose Rama.

Kishte shumë deklarata të forta të ambasadave kryesore në Shqipëri, kur e nxjerr shpatën nga mielli duhet ta dish nga do e çosh. Këto bëhen të gjitha llogaritë më para dhe do dish si do e cosh në fund. Opozitën e dëmtoi gjuha e dyfishtë. Ata që donin të hapnin dyert e kryeministrisë ishin ithtarët e opozitës, kishim një mosmarrje përgjegjësie nga liderët kryesore.

Opozita ishte e dënuar ose të bënte një protestë si më parë. Ka një fjalor dhe sfond të aksionit opozitar. Edi Rama nuk mundet me zgjedhje se Edi Rama kupton vetëm me gjuhën e dhunës. A ishte e aftë opozita që t’i tregonte Ramës që nuk merr vesh me gjuhën e dhunës”, tha Bushati.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll