Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

“Protesta e dhunshme”, Berisha: “Reuters” dhe “Washington Post” të kapura nga njerëzit e Ramës! Do t’i informojmë se…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha insiston se protesta e thirrur prej tij ditën e sotme ishte paqësore.

Por ndërsa gazetarët i kujtuan reagimet e ambasadave dhe mediave të huaja që e cilësuan si “protestë të dhunshme”, Berisha tha se këto agjenci mediatike informohen nga njerëz të Edi Ramës.

Ndërsa për reagimin e Ambasadës së SHBA që dënoi dhunën në protestë, Berisha tha se nuk e ka lexuar.

Gazetari: Protestë të dhunshme e cilësuan Ambasada Gjermane, Amerikane, Reuters Washington Post….

Sali Berisha: Washington Post dhe Reuters u referohen gazetarëve të tyre të lidhur fund e krye me Edi Ramën. Është kushëriri i Edi Ramës për Reuters, jam i sigurtë.

Problemi që ka kjo agjenci, pavarësisht nga Koleka. Ne do e informojmë Reuters, dhe AS Press. Do t’i shkruajmë dhe do t’i çojmë të gjithë dokumentat. Do t’i shkruajmë dhe Washington Post.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img