Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
1.5kmh
75 %
Mër
13 °
Enj
11 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
17 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Protesta e bizneseve vlonjate për muzikën, “hakmerret” Policia: Një lokal gjobitet me 10 milionë lekë, dy pronarë ndiqen penalisht

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pronarët e biznesve në Lungomaren e Vlorës kanë protestuar dje për heqjne orës policore. Kur Policia ka shkuar në orën 22.00 për t’i njoftuar për fikjen e muzikës, ata kanë vendosur të gjithë njëherësh Himnin e Flamurit.

Mirëpo, ky reagim i tyre ka shkaktuar përplasje me efektivët e Policisë dhe 4 pronarë janë shoqëruar dje në Drejtori. Dhjetëra kolegë të tyre dhe qytetarë vlonjatë u grumbulluan para Drejtorisë së Policisë duke protestuar simbolikisht me duartrokitje. Në orën 03.00 të mëngjesit të sotëm të gjithë të shoqëruarit u liruan.

Por, përballja e pronarëve me Policinë nuk mbaroi me kaq.

Paraditen e sotme, Blutë e Vlorës nëpërmjet një njoftimi zyrtar bëjnë me dije se kanë ndëshkuar me gjobë 10 milionë lekë pronarin e një lokali në zonën e “Ujit të Ftohtë”, si dhe kanë proceduar penalisht 2 pronarë të tjerë dhe një qytetar.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, shtetasit:

– K. Xh., banues në Vlorë, administratori i subjektit, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës, duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje;

– S. Xh., banues në Tiranë, pasi pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës;

– E. T., banuese në Vlorë, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës.

Gjithashtu, për subjektin është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Lexo edhe: VIDEO/ “Çfarë bëni, a kapet ashtu një femër?!” Mes ulërimash dhe të qarash, policia arreston me forcë një grua në mes të Lungomares

Më shumë




spot_img








spot_img