Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Protesta e 7 korrikut/ Zheji: Vjen në një moment të gabuar! Ngjela: Presion indirekt i kundër Amerikës, për të thënë që shqiptarët janë me mua

spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Artur Zheji thotë se protesta e 7 korrikut e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha vjen në një moment të gabuar. Sipas tij, në këtë tubim nuk do të ketë dhunë sepse kjo do të ishte e dëmshme për vetë Partinë Demokratike.

Ndërkohë, avokati Spartak Ngjela e shikon 7 korrikun si një tubim antiamerikan të Sali Berishës, për t’i treguar se shqiptarët janë me të. Ama sipas Ngjelës, Berisha nuk do të fitojë asgjë pasi NATO nuk do të lërë destabilizimin e Shqipërisë.

Zheji: S’mund të jem apriori kundër një proteste, por kjo protestë vjen në momentin e gabuar, nuk e di nëse qëllimi është vërtetë Rama, apo të kemi pushtetin absolut të Berishës, dhe pika tjetër delikate është që një vend anëtar i NATO kur kjo e fundit është në tension gjeopolitik, zakonisht ka pasur protesta pro Ukrainës, dhe unë them se si vend anëtar i NATO do ishte mirë të ishte në kornizën e një proteste të qetë. Nuk mendoj se do ketë dhunë, nuk mendoj se do ishte mirë të kishte dhunë, nëse kalon cakun e një proteste demokratike, do ishte e dëmshme për partinë vetë, PD.

Ngjela: Ai që bën protestën është non-grata, indirekt del që është protestë antiamerikane, duke kërkuar tu thotë që shqiptarët janë me mua dhe kundër Amerikës, nuk ndodh, është ‘out’. Këtu flitet, kur bëhen protesta, pse e ka vënë motivin? Do motiv? Cili është rreziku? Është e saktë arsyeja se të rinjtë po braktisin vendin… nuk është atje problemi por ky me pozicionin juridik që ka, i goditur për non-grata, e ka lojë të detyrojë amerikanët të tërhiqen dhe tu thotë se jam i fortë, por nuk pyet politika amerikane për 7 mijë veta në bulevard.

Nuk fiton dot gjë me këto. Gjithçka mund të ndodh…. NATO s’të lë të ketë destabilizim, aq më tepër në një moment lufte. “zë në shkretëtirë”, Saliu e bën që ta realizojë para se sa të vejë në protestë, duke kërkuar që të heq dorë nga protesta që mos destabilizojë vendin, hiqni dorë ju nga non-grata. Çfaër do sjellë kjo? Asgjë nuk do sjellë protesta. Foli për çmimet?

Është sindikatë ky? E dini shtetin demokratik ju apo jo? Janë sindikatat që flasin për çmimet. Saliu drejton sindikatat?! Këto i kërkojnë sindikatat jo politika, politika kërkon pushtet dhe pushteti vjen përmes votave. Kemi ndonjë doktrinë për zgjedhje të parakohshme? Jo! Kërkojnë destabilizim, pse? Sepse është non-grata. Çdo bëjë në datën 7? Asgjë, flluskë sapuni.

Më shumë




spot_img








spot_img