Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Protesta e 7 korrikut, Spaho: PD do u dalë për zot shqiptarëve, është detyrë e saj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti demokrat Edmond Spaho, thotë se Partia Demokratike do u dalë zot shqiptarëve dhe në protestën e 7 korrikut, do të përpiqet “të ngacmojmë genin e reagimit të qytetarëve të Tiranës.”

“Protestën nuk e shoh si test për PD por për shoqërinë shqiptare. Ne do u dalim qytetarëve për zot dhe do kryejmë detyrat tona si opozitë. Së pari ne do të përpiqemi që të ngacmojmë genin e reagimit të qytetarëve të Tiranës. Ne synojmë që të kemi një protestë larg nga ajo e klisheve të cilat jemi mësuar të shikojmë. Ne asnjëherë nuk kemi hequr dorë nga përpjekjet apo betejat në Parlament”, u shpreh ai.

albsig

I ftuar në Ora News, Spaho tha se vetë ata kanë kërkuar që 7 korrikut t’i bashkohet dhe Shoqëria Civile.

“Vendi është në një krizë të plotë të të gjitha fushave, dhe kjo duket nga fakti që gjatë viteve të fundit 240 mijë veta janë larguar nga Shqipëria. Kemi kërkuar që shoqëria civile të jetë e kësaj proteste, kemi kërkuar që edhe elita ti bashkohet protestës si dhe ato parti opozitare që e shohin me shqetësim situatën në vendin tonë.”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img