Ryan Kelley, një nga pesë kandidatët republikanë për guvernator të Miçiganit, u akuzua për kundërvajtje për rolin e tij në protestat paszgjedhore të vitit 2021 në Kapitolin e SHBA.
Zëdhënësja e FBI, Mara Schneider, tha se Kelley u arrestua në Miçigan dhe pret një seancë gjyqësore në Grand Rapids.
Pjesëmarrja e Kelley në kryengritjen e 6 janarit ka qenë e njohur gjerësisht. Në një dokument gjykate, hetuesit federalë paraqitën fotografitë e tij me një kapele bejsbolli, duke u përpjekur të mblidhte turmën pro Donald Trump.
Kelley, i cili jeton në Toënship Allendale, akuzohet për sjellje përçarëse, lëndim të pronës publike dhe hyrje në hapësirë të kufizuar pa leje.
Ai është një nga pesë kandidatët në zgjedhjet paraprake republikane të 2 gushtit.
Kelley nuk pranoi të merrte pjesë në një debat javën e kaluar sepse organizatorët e një konference të politikave publike në ishullin Mackinac kërkonin prova të një vaksinimi kundër COVID-19 ose një test negativ.