Tirana
broken clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
75 %
3.6kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
5 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Protesta e 6 Dhjetorit, Berisha: Opozita do të mbushë bulevardin për të mirëpritur dhe përshëndetur liderët e BE

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë nr 1 dhe 3 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij ish-kryeministri u ndal te protesta e 6 dhjetorit, ditën kur do të mbahet samiti i Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Berisha tha dalja e opozitës në bulevard atë ditë është një përshëndetje dhe mirëpirtje për të gjithë liderët e BE, që gjatë këtyre 30 viteve i kanë dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme Shqipërisë.

Më tej Berisha tha se opozita do dalë në shesh edhe për ti provuar miqve të Europës se jemi një komb pa të ardhme.

“Ne mblidhemi në këtë takim për të diskutuar mbi dy zhvillime të rëndësishme, zhvillimi për herë të parë në këtë formë i primareve në Shqipëri dhe natyrisht nuk mund të ndodhte në një parti tjetër përveç PD-së. Problemi i dytë, po i një rëndësie të jashtëzakonshme është protesta e thirrur për popullin opozitar më datë 6 dhjetor.

Në një eveniment jashtëzakonisht të rëndësishëm. Në një ditë që në Tiranë mblidhen liderë të BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Dalja jonë, në bulevard, mbushja e bulevardit me popull opozitar është një përshëndetje, një akt mikpritje për të gjithë përfaqësuesit e vendeve demokratike, që në 30 vite i kanë dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme Shqipërisë.

Nga ana tjetër, dalja jonë në protestë, është një detyrim, një mision për të përfaqësuar në atë protestë të gjithë të vërtetat e fshehura të realitetit shqiptar. Ky është regjimi më i urryer për shqiptarët. Regjimi i Edi Ramës. Ne dalim në shesh, për t’u provuar miqve që vijnë nga Europa, që prapa lustrës, mashtrimeve, gënjeshtrave dhe propagandës, me qindra milionë euro lobimesh, qëndron një komb që po pakësohet më shpejt se në çdo luftë dhe epidemi.

Qëndron një komb, të cilin makineria shtetërore i vjedh çdo ditë buxhetin, pasuritë publike, pasi u ka vjedhur votën. I ka rrëmbyer dhe shpresën. Qëndron një komb, defakto në këtë gjendje siç është, të ardhme nuk ka. E ardhmja e tij po emigron masivisht. Po largohet më shumë. Qytetarët po varfërohen çdo ditë e më shumë, ndërsa qeveritarët pasurohen. Është shkëputur totalisht një raport që ekziston mes qytetarit dhe qeveritarit”, tha Berisha.

Më shumë


spot_img









spot_img