Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
27 %
1.5kmh
0 %
Enj
31 °
Pre
30 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

Protesta e 16 shkurtit, Nard Ndoka: Do të jetë radikale, jo shpulla por grushte për Ramën

spot_img

Lajme të ngjashëm

544764c4d9d907162ab3f1d10988415b

Deputeti Nard Ndoka ka qenë i ashpër në deklarimet e vet kur ka folur për protestën e opozitës, të lajmëruar më 16 shkurt.

I ftuar në emisionin ’45 minuta’ me Denis Mingën, Ndoka ka thënë se protesta do të jetë radikale, dhe se ajo nuk do të ketë shpulla por grushta për Ramën.

Protesta e 16 shkurtit pritet të jetë një protestë radikale edhe pse ende nuk ka një informacion për detajet e saj.  Çdo gjë që është në dorën e qytetarëve, dëshira e tyre, do të jetë  si njësi matëse e cila do të vendos vetë kohëzgjatjen e kësaj proteste e cila mund të jetë edhe e pafund deri në largimin e Ramës. Të vetmen kërkesë që kam është që mos na pengoni që të protestojmë ashtu siç duhet , pafund . 

Çdo parti politike po merr masat e veta organizative pasi po përgatitemi me një protestë popullore. Kryeministri duhet te pergatitet sepse nuk do të ketë shpulla , por grushta , brryla që do të drejtohen kundra kësaj keqqeverisje dhe në rradhë të parë ndaj vetë kryeministrit Edi Rama. Rama rrëzoi qeverinë e tij , vetëm në një vit qeverisje. Pra, kemi  një kryeministër në agoni. Nëse Kryeministri i vendit nuk do të tregojë një vullnet gadishmërie për të drejtuar vëndin duke qene i gatshëm për të plotësuar kërkesat e qytetarëve që e kanë zgjedhur janë ata që do të vendosin për të marrë në dorë fatet e tyre’, ka thënë ndër të tjera deputeti Nard Ndoka.

 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img