Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Protesta e 16 shkurtit, avokati i njohur: Duhet destabilizim ose të jetë masive, por...

Shkruar nga Newsbomb

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se për largimin e Edi Ramës, protesta e 16 shkurtit duhet të shkaktojë destabilizim ose të jetë masive dhe të vijojë për disa ditë.

Megjithatë Ngjela thotë se diçka e tillë ka pak gjasa të ndodhë. Në një intervistë për “News24” Ngjela u shpreh se aksionet e opozitës nxiten nga frika e reformës në drejtësi.

“Për ta hequr Edi Ramën protesta duhet të jetë e dhunshme, nëse nuk do jetë e dhunshme duhet të jetë masive, por edhe nëse është masive duhet të qëndrojnë me ditë. Që të qëndrojnë me ditë duhet të jenë nga Tirana, por ju e dini si është e ndarë Tirana. Ata e duan destabilizimin, por që të ndodhë destabilizimi duhet të shpërndahet policia. Pra duhet të provokojë policia. Nuk ka krizë parlamentare, këta kanë ikur nga parlamenti, të gjithë këta janë të akuzuar dhe mendojnë t’i shpëtojnë reformës në drejtësi me këto. Reforma tani është në cakun e saj të fundit. Është skemë e gabuar”, deklaroi Spartak Ngjela.

Lidhur me përgjimet e dosjes 339, disa prej të cilave u publikuan nga Zëri i Amerikës, Ngjela tha se nëse provat për manipulim të zgjedhjeve janë të njëpasnjëshme dhe të pamohueshme, Amerika nuk e njeh më qeverinë shqiptare.

“Zëri i Amerikës e ka me Ramën. Po t’i analizojmë politikisht, nuk dihet çfarë i kërkojnë dhe kush ia jep. Ose amerikanët kërkojnë qeveri të tyre, por kur fillon Zëri i Amerikës me tre seanca, kjo është e rëndë për një kryeministër, le çfarë thotë ai “kazan””, u shpreh avokat Ngjela.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll