Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
18 °
Hën
16 °
Mar
9 °
E premte, 24 Mars, 2023

Protesta e 11 shkurtit, Berisha vihet në lëvizje, mbledh sot Grupin Parlamentar

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ditën e sotme do të mbledhë Grupin Parlamentar. Si duket kreu i PD ka vendosur që të mos humbasë asnjë minutë dhe të fillojë përgatitjet për protestën e cila do të mbahet më 11 shkurt.

Ditën e djeshme ish-kryeministri njoftoi se se më 11 shkurt do të zhvillohet një protestë kombëtare kundër qeverisë, si pjesë e aksionit opozitar për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

“Më datë 11 shkur Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon në rrugët e shehset e saj në një protestë kombëtare të clën nuk e ka pasrë vendi ndonjëherë. Unë ftoj çdo shqiptar në Shqipëri e kudo që ndodhen të bashkohemi në këtë protestë kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më mizore”, tha Berisha.

Vendimi për të zhvilluar protestën është marrë në konsultim me PArtinë e Lirisë. Kryetari i kësaj forcë politike, Ilit Meta, ishte më 31 janar në zyrën e Berishës dhe pas takimit u shpreh se protestat dhe zgjedhjet janë binomi për të rrëzuar Ramën.

“Unë e kam bërë të qartë, ai do të largohet me protesta dhe zgjedhje, me zgjedhje dhe me protesta. Ky është binomi që do ta çojë përpara atë progres që ka të domosdoshme demokracia jonë për t’u rivendosur dhe për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë me këtë periudhë të errët të autokracisë dhe të kleptokracisë”, tha Meta.

Më shumë