Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Protesta dhe rasti i humbur i Kukësit!

spot_img

Lajme të ngjashëm

NGA EDMOND ARIZAJ- newsbomb.al Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, janë duke hedhur në publik farën e dy videove të reja, me protagonistë dy ministra të tjerë të qeverisë së Edi Ramës. Nëse videot janë në nivelin e audio përgjimit të fundit, do jetë e vështirë që kjo farë të mbijë. Sigurisht që për to mund të flasim më vonë, vera përpara është. Por ndoshta strategjia e PD është e gabuar, madje mund të thuhet se është krejt pa nuhatje.

E përpos kësaj, vetë kreu i PD, Lulzim Basha, nuk vlerëson si duhet situatat. T’i marrim me rradhë, edhe me ndonjë krahasim. Përpara pak vitesh nga PS u lajmërua për një ngjarje skandaloze në kufijtë e të tmerrshmes e kush e mban mend sa epitete, dhe për këtë do të dilte vetë Rama të fliste. Nëse ju kujtohet bëhet fjalë për “shtatzaninë e Griseldës” për të cilën bëri dhe Erion Veliaj një letër mallëngjyese, dhe shumë akuzuese, e si gjithccka që bëhet në Shqipëri s’mbajti përgjegjësi më pas, as vetjake, as partiake, as publike, madje as u dënua me votë.

Nejse, ccështje studimi. Por, Rama vetë nuk u prononcua kurrë për këtë ccështje. Nuk hyri në atë baltovinë që mund ta thithte. Në ndryshim, Basha bëri krejt tjetër gjë. Hyri në baltovinën babale, besoi verbërisht deputetët e tij dhe tashmë i duhet të organizojë një protestë që duket si një thirrje lagjeje e bërë hit: hajde mor pije një kafe. Unë prirem të mos u besoj konspiracioneve, që PD po organizohet që të mos marrim OK në qershor për negociatat (edhe PS në fakt nuk është se bëri pak dikur), apo se në këtë mënyrë po luftohet reforma në drejtësi e arsyetime të tjera që dalin ekraneve të koordinuara. Unë më shumë prirem të besoj përpjekjet e Bashës për t’i dhënë vetes hijen e liderit, sepse atë të kryetarit nuk ia vë më njeri në dyshim. Në fakt një lider duhet ta kapë rastin, sidomos kur përballë ka një makineri politike, mediatike dhe populiste e rastet i ka të pakta, ndërsa kundërshtarët të shumtë. Cili ishte rasti? E cili tjetër përvecc Kukësit. Protesta e Kukësit, që u menaxhua me shpejtësi dhe madje ashpërsi nga maxhoranca, ndërkohë që PD bënte llogari në letër dhe deklarata në seli. Aty në fakt, në Kukës, kur kishte me vete (për të drejtën) pjesën më të madhe të votuesve, mediat, madje edhe kur ekstremistët mbrojtës të PS po heshtnin, aty pra duhet të niste protesta e madhe, pavarësisht se ccfarë planesh ishin bërë.

Lideri i ndryshon planet. Realisht Kukësi ishte ajo ccka shqiptarët kanë kaq kohë që shfryjnë ndaj qeverisë dhe Ramës: Arrogancën, taksat dhe tarifat, ccmimet, brutalitetin në sjellje dhe në vendosjen e taksave e tarifave, konccensionet, dhënien haptazi të konccensioneve për njerëz që njihen se janë afër pushtetit, përbuzjen e mendimit të komunitetit, përbuzjen ndaj qytetarëve, mospërfshirjen e tyre në vendimmarrje. PD hezitoi, u mjaftua me pak mbështetje, me disa deklarata. Rama bëri një nga ato lëvizjet e tij shoqëruar me një fjalim populist, dhe përfundimi tashmë dihet. Tarifa do paguhet, disa kuksianë ndenjën për ca kohë në birucë, dhe PD e humbi rastin për të nisur vërtetë një lëvizje serioze.

Një lëvizje që realisht do t’i bindtte demokratët skeptikë, ata të parët duhen bindur, se PD po përpiqet të vijë në pushtet dhe jo të bëhet dashje pa dashje pjesë e lojërave, apo të ndikojë për të ndërruar ministrat e brendshëm të Partisë Socialiste. Po sikur Rama nëse kemi JO nga BE për negociatat, provokon zgjedhje të parakohshme, e kanë llogaritur këtë në PD? A janë të sigurtë se dalin fitimtarë kundrejt PS? Me sa kuptoj unë, Rama në ndryshim nga Berisha, nuk e ka problem se humbet beteja, ai dëshiron vecc të fitojë luftën. Basha duhet ta kuptojë se s’ka shumë mundësira për të shpërdoruar, e teori për të provuar.

Duke nisur që nesër: Nëse ajo protestë, dhe ata njerëz do të shndërrohen thjeshtë në betejë shifrash, si ka ndodhur herët e fundit, atëherë protesta plotëson “kuadrin” e ftesës: Hajde mor pije një kafe…para kryeministrisë. Urojmë të mos ketë asgjë të ngjashme me protestën e 7 viteve më parë./ newsbomb.al

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img