Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

PROSTITUCIONI në Durrës nuk njeh orë policore, gra dhe vajza shesin trupin prej vitesh: Punojmë për të ushqyer familjen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7a1f3e0e650663c2c075e362cb266b46

Qeveria ka vendosur që të ndalohet qarkullimi nga ora 20:00 deri në 06:00, por jo të gjithë e respektojnë , sidomos vajzat dhe gratë që dalin për të ushtruar aktivitetin e prostitucionit.

“Ura e Dajlanit” në Durrës është një nga vendet ku gra dhe vajza dalin prej vitesh për të shitur trupin e tyre dhe për të nxjerrë të ardhura, në mënyrë që të mbajnë familjen.

Në një bisedë që gazetari i Top Channel bën me këto vajza, ato i thonë se janë të detyruara që të shesin trupin, në mënyrë që të ushqejnë familjen.

Gazetari: Po mirë, përse del pra, çfarë të shtyn?

Prostituta: Unë dal për bukën e gojës, o djali. Kush do me japi, do më japësh ti bukë mua?

Prostituta: Jo jo, po ti hyjmë tamam, ma jep ti bukën ta haj unë?

Gazetari: Sa fëmijë ke për të rritur?

Prostituta: Unë kam 5 fëmijë o djali.

Gazetari: Sa vite ke që del këtu?

Prostituta: Unë kam 15 vite.

Gazetari: 15 vite këtu?!!

Prostituta: Eh, 15 vite dhe s’më ka ndodhë asnjë…jo shtet të jetë, por edhe krim shteti të jetë…

Gazetari: Sa klientë ke në ditë ti?

Prostituta: Unë, dy klientë…

Gazetari: Edhe sa u merr?

Prostituta: Nga 50, nga 100, varet sa të më japin…

Gazetari: Të lënë bashkshishe?

Prostituta: Po, me lejnë…

Gazetari: Policia nuk të ndalon ty kur të shikon kështu?

Prostituta: Ska shanse…

Gazetari: Po pse?!!

Prostituta: Ta thashë edhe njëherë…

Gazetari: Po pse s’ka shanse?!!

Prostituta: Po s’ka shanse, pra se mua më njeh shteti se kush jam.

Prostitucioni ushtrohet edhe në Tiranë. Bulevardi zogu i parë, është një nga zonat më të preferuara për vajzat që kryejnë këtë aktivitet të paligjshëm.

Gazetari: Sa marrin këto këtu?

Prostituta: 40 mijë lek marrin.

Gazetari: E kanë problem këtë orën policore apo se kanë problem? Apo dalin edhe pas orës 8?

Prostituta: Jo se kanë problem.

Gazetari: Si lëviz policia?

Prostituta: Jo!

Prostituta: Ishte njëra këtu, po ajo iku.

Gazetari: Ishte njëra?! E morën?

Prostituta: Jo iku në shtëpi.

Prostituta: Kanë ardhur na kanë pyetur?

Gazetari: Edhe?

Prostituta: Na kanë nxjerrë..

Gazetari: Edhe çfarë ju kanë bërë, ju kanë prishur punë? 

Prostituta: Jo se më kanë pyetur për kështu pislliqesh gjërash. Mua jo, po të tjera i   kanë pyetur.

Video nga Top Channel:

Më shumë

spot_img
spot_img