Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prostitucion, vjedhje e drogë! OFL u kërkon vetëdeklarimin e pasurisë 4 të dënuarve në Tiranë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë 4 të dënuarve në Tiranë. Këta persona janë dënuar për vepra të ndryshme penale si vjedhje, trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, të dënuarve:

- Bashkim (Kosta) Mëllugja, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;

- Urim Picari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

- Naim Lataj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

- Bledar Stafuka, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.