Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prostitucion, seks me dhunë, trafik qeniesh njerëzore... arrestohet kurbinasi i kërkuar ndërkombëtarisht (EMRI- DETAJE nga operacioni)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Arrestohet në Kurbin 47-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Mësohet se është vënë në pranga shtetasi Kastriot Marku, 47 vjeç, banues në Kurbin.

Marku ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata Pistoia në Itali në vitin 2013 e ka dënuar me 12 vite burg për veprat penale "Shfrytëzim prostitucioni", "Marrëdhënie seksuale me dhunë", "Trafikim i qënieve njerëzore" dhe "Organizim i emigracionit të paligjshëm".

Pritet ekstradimi i 47-vjeçarit drejt Italisë.

Lezhë/ Kurbin/ Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacionit "JAD", kapet nga policia i kërkuari i Drejtësisë Italiane, i dënuar me 12 vite burg për veprat penale "Shfrytëzim prostitucioni", "Marrëdhënie seksuale me dhunë", "Trafikim i qënieve njerëzore" dhe "Organizim i emigracionit të paligjshëm"

47 vjeçari me disa identitete të ndryshme ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar  nga Interpol Roma

Forcat policore të Komisariatit Kurbin në bashkëpunim më Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Lezhë dhe me Interpol Tirana, në kuadër të operacionit "JAD" në luftën antitrafik  ndërkombëtar, operacion i drejtuar nga Europol ku bën pjesë edhe Shqipëria,  falë një pune të mirëorganizuar policore, kapën shtetasin me disa identitete të ndryshme, identiteti i fundit :

- Kastriot Marku, 47 vjeç, banues në Kurbin .

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata Pistoia në Itali në vitin 2013 e ka dënuar me 12 vite burg për veprat penale "Shfrytëzim prostitucioni", "Marrëdhënie seksuale me dhunë", "Trafikim i qënieve njerëzore" dhe "Organizim i emigracionit të paligjshëm".

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.