Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prostitucion në qendrën e masazhit në Tiranë, arrestohen 3 vajza, pronari shpallet në kërkim

Shkruar nga Newsbomb
Prostitucion në qendrën e masazhit në Tiranë, arrestohen 3

Policia e Tiranës ka goditur një rast të shfrytëzimit të qendrave të masazheve për prostitucion.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë tre vajza, shtetaset M. H., 27 vjeç dhe B. K., 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, menaxhere në një qendër masazhesh, për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Moskallëzimi i krimit" si dhe S. S., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, punonjëse në qendrën e masazheve, për veprën penale "Prostitucioni".

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Prostitucioni", shtetasit:

- Z. A., 30 vjeçe, Xh. Sh., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të trija banuese në Tiranë, punonjëse në qendrën e masazheve.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi M. M., 47 vjeç, pronari i qendrës së masazheve, për veprat penale "Mbajtja e lokaleve për prostitucion" dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit".

Dy vazjat menaxhonin qendrën e masazheve në pronësi të 47 vjeçarit në rrugën "Teodor Keko", në të cilën ishin të punësuara shtetaset S. S., Z. A., Xh. Sh. dhe A. K.

Përvec aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këtë ambient, nga 2 menaxheret dhe 4 punonjëset (masazhatore), ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit, i organizuar nga pronari i kësaj qendre.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6., operacioni policor i koduar "Location".

Goditet 1 rast i shfrytëzimit të qendrave të masazheve për prostitucion, vihen në pranga 3 shtetase.

Procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë. Shpallet në kërkim pronari i qendrës së masazheve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit në një qendër masazhesh, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Location".

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve:

- M. H., 27 vjeç dhe B. K., 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, menaxhere në një qendër masazhesh, për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Moskallëzimi i krimit";

- S. S., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, punonjëse në qendrën e masazheve, për veprën penale "Prostitucioni".

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Prostitucioni", shtetasit:

- Z. A., 30 vjeçe, Xh. Sh., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të trija banuese në Tiranë, punonjëse në qendrën e masazheve;

- R. M., 37 vjeç, banues në Maqedoni, klient në qendrën e masazheve.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi M. M., 47 vjeç, pronari i qendrës së masazheve, për veprat penale "Mbajtja e lokaleve për prostitucion" dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit".

Shtetaset M. H. dhe B. K. menaxhonin qendrën e masazheve në pronësi të shtetasit M. M., në rrugën "Teodor Keko", në të cilën ishin të punësuara shtetaset S. S., Z. A., Xh. Sh. dhe A. K.

Përvec aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këtë ambient, nga 2 menaxheret dhe 4 punonjëset (masazhatore), ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit, i organizuar nga pronari i kësaj qendre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu