Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Prostitucion në hotelet e Tushemishtit, arrestohen 4 persona, me tyre pronari dhe administratorja e një subjekti, prangosen dhe dy vajza (EMRI-DETAJE)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Pogradecit dhe akuzohen për “Prostitucion” pasi në ambientet e një hoteli ushtronin këtë veprimtari të paligjshme. I arrestuar është pronari i hotelit Renato Capo, administratorja dhe dy vajzat që ushtronin prostitucion.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të punës për goditjen e aktiviteteve kriminale të ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Restart”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Renato Capo, 35 vjeç, M. K., 34 vjeçe, E. Z., 36 vjeçe dhe M. S., 17 vjeçe, banues në Pogradec.

Në bazë të punës hetimore disajavore, provave të grumbulluara dhe kontrollit të ushtruar në një subjekt bar-kafe dhe hotel në Tushemisht, Pogradec, në pronësi të shtetasit R. C., u arrit të  dokumentohej se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasen M. K. (në rolin e administratores) dhe dy shtetaset e tjera, në mënyrë të organizuar lejonin dhe ushtronin veprimtarinë e prostitucionit në ambientet e këtij hoteli. 

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasja M. K. nuk kishte kryer regjistrimin e subjektit pranë organeve tatimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img