Një eveniment nga Ministria e Turizmit është zhvilluar sot në zonën arkeologjike të Dimalit në Urën Vajgurore.
Pjesëmarrës kanë qenë arkeologë, historianë, përfaqësues të pushtetit lokal dhe ministri Blendi Klosi, të mbledhur në Dimal rreth dy javë pas diskutimeve për rijetëzimin e qytetit antik.
“Duhet të krijohet një zonë arkeologjike e mbrojtur, e cila duhet mbrojtur në radhë të parë nga banorët e zones,” tha ministry Blendi Klosi.
Klosi propozoi që bashkia e Urës Vajgurore të marrë emrin Dimal.
“Dimal. Është një ide e cila ka nevojë për një dëgjesë publike, ka nevojë për të marrë opinionin e të gjithë banorëve të katër njësive…”
Qyteti antik i Dimalit mendohet të jetë një zonë e rëndësishme e periudhës Ilire, për zbulimin e të cilës gërmuar shumë pak.
Rrënoja të qytetit antik të Dimalit