Propozimi: Të bëhet publike një listë e pedofilëve në Shqipëri, ta dimë kush janë dhe ku jetojnë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:40 04-06-2020 Propozimi: Të bëhet publike një listë e pedofilëve në Shqipëri, ta dimë kush janë dhe ku jetojnë Pedagogia Iris Luarasi

Pedagogia Iris Luarasi propozon që që në Shqipëri të bëhet publike një listë e të gjithë pedofilëve që njerëzit të dinë kush janë dhe ku jetojnë.

Në një intervistë për Abc News, Luarasi tha se regjistri publik duhet të përfshijë emrin dhe figurën e pedofilit, në mënyrë që njerëzit ta dinë kush jeton në apartamentin përballë.

“Një pedofil që edhe mund të ketë marrë dënimin maksimal nga gjykata, mund të ndodhë që të dalë nga burgu, të ndërrojë lagjen nëse jeton në Tiranë. Apo të ndërrojë qytetin nëse jeton në një qytet tjetër dhe në momentin që ndodh kjo, asnjëri nga ne nuk e kupton që komshiu që ka ardhur me qira në apartamentin përballë është një njeri që është dënuar nga drejtësia për pedofili.

Kjo kërkon nga ana tjetër jo vetëm pjesën e kastrimit kimik, por edhe bërjen e një regjistri publik dhe zyrtar për të gjithë ata që janë pedofilë. Edhe kur ata të kryejnë dënimin, duhet të ekzistojnë në një regjistër me figurë dhe emër e mbiemër, në mënyrë që shoqëria të dijë se kush po jeton në pallatin përballë. Kjo është diçka që e bën shumë të vështirë pastaj gjuetinë e predatorëve”, tha Luarasi.

Më tej, pedagogia tha se do të shihen të gjitha hapësirat ligjore për të propozuar këtë ndryshim në ligj. “Do shohim cilat janë hapësirat ligjore për ta propozuar këtë ndryshim”, tha ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096650123596191
array(1) { ["section"]=> string(101) "propozimi-te-behet-publike-nje-liste-e-pedofileve-ne-shqiperi-ta-dime-kush-jane-dhe-ku-jetojne-209064" }