Hapësire reklamuese

Politikë

Propozimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Basha nga Parisi: Mirënjohje aleatëve!

Shkruar nga Newsbomb
Propozimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Basha nga

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar i entuziazmuar nga Parisi, pasi Komiteti Politik ka vendosur të miratojë propozimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Ai e quan atë një hap jetik dhe u shpreh mirënjohjen aleatëve.

"U kry! Tani në Paris, Komiteti Politik sapo miratoi propozimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Një hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Këshillit të Ministrave. Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve për mbështetjen e dhënë. Urime Kosovë", shkruan kryedemokrati Lulzim Basha.

Çështja do diskutohet më 18 prill në Asamblenë Parlamentare dhe vendimin përfundimtar e merr Komiteti i Ministrave në muajin Maj. Kosova ka aplikuar në Majin e vitit 2022 për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe pritet që pas dy vitesh të bëhet anëtare.

Lexo edhe: Kosova bën hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, lajm i mirë nga Parisi

Lulzim Basha është zgjedhur reporter i Asamblesë Kombëtare dhe sot ka qenë i pranishëm në diskutimet e zhvilluara në mbledhjen e Komitetit Politik, bashkë me politikanë shqiptarë të Kosovë, shkruan newsbomb.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese