Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Propozimi im është çështje”, Braçe: Si mundet një grua gjatë ciklit të punojë 8 orë

Shkruar nga Newsbomb
“Propozimi im është çështje”, Braçe: Si

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar sërish në lidhje me propozimin e tij që gratë dhe vajzat gjatë ciklit menstrual, ta kenë pushim.

Ai u shpreh sesi mundet një grua dhe një vajzë të qëndrojë 8 orë në punë në ditët që janë me ciklin mesntrual.

Ndër të tjera deputeti thotë se kjo është një çështje për mirëqënie, kujdes dhe dinjiteti dhe se kjo lidhet me produktivitetib në punë por edhe në shkollë.

Postimi i plotë i Braçes:

DOKTORESHA!

PROPOZIMI IM PER GRATE E VAJZAT ESHTE CESHTJE

MIREQENIE, KUJDESI, DINJITETI!

(Po te doni edhe produktiviteti ne pune apo ne shkolle)

NUK ESHTE PERKEDHELJE!

Thene kete, duke ju degjuar me shume respekt,

dua te sqaroj:

Nuk kam thene kurre qe cikli menstrual eshte vdekjeprures tek grate e vajzat, jo!

Ama shqetesim shendetesor-i madh ne vajza e gra te ndryshe, eshte; behet edhe social, edhe shoqeror.

Nje pyetje kam;

A mundet qe nje vajze 17, 18, 19, 20, 21, 25 vjec apo me shume, ne diten akute te ciklit te rrije 8, 9, 10 ore ulur ne nje fasoneri, mbi nje makine qepese tekstilesh, kepucesh, cantash etj? Po ne nje sportel banke? Po ne nje furre buke? Kudo?

Po nje vajze 16, 17 vjec por edhe me shume, a mund te rrije 5-6 ore e me shume ulur ne nje banke klase te degjoje, mbaje shenime, zgjidhe e pergjigjet ne diten akute te ciklit, madje dhe e papergatitur per kete?

Si thoni?!

Shikoni, keto historite “hajde, boll u perkedhele, meso, puno se ske gje, ec aty”, ndodhin mo, ndodhin, nuk e diskutoj;

Por e kemi mundesine ti trajtojme vajzat e grate ndryshe!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese