Pas propozimit nga kryeministri Edi Rama për ish kreun e SHISH, Visho Ajazi në postin e ambasadorit të Shqipërisë në NATO, ka reaguar gazetari investigativ Artan Hoxha.
Hoxha që ka mbështetur tezën e dorëheqjes së Visho Ajazit për shkak të përgjimeve masive të politikanëve më të lartë, ironizon në një reagim në rrjetet sociale.
“Ja pra që krisma nuk ka patur!!!! Edhe në ka patur ato duhet të kenë qenë diku larg…
Puna është ai laptop-i me përgjimet e Ramës-Metës-Bashës (me përjashtim të Berishës, vetëm atë nuk e kishte “kap” aparatura Vishos) ku dreqin ka përfunduar?!!! Ishallah s’e kanë harruar në kroskotin e ndonjë Range Rover-i!!!!!”, shkruan Hoxha.