Hapësire reklamuese

Politikë

Propozimi i Ndokës: Kush adopton një fëmijë 5 vjet pa taksa, kush mban qen 200 mijë lekë taksë

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Nard Ndoka ka një propozim, pas skandalit të bërë publik vetëm pak ditë më parë, ku në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër u zbulua se 3 vajza ishin abuzuar seksualisht sipas prokurorisë dhe të gjithë fëmijët që banonin aty, ishin keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht.

Nard Ndoka propozon që ata persona që birësojnë fëmijë të përjashtohen nga taksimi, ndërsa ata që mbajnë qen, të taksohen me 200 mijë lekë.

Propozimi i Nard Ndokës:

Kush mban qen luksi në shtëpi të taksohet nga bashkia 100-200 mijë lek në vit.

Shoqëria shqiptare po goditet çdo ditë e më shumë nga fenomene që po dëmtojnë vlerat e familjës, traditën, humanizmin dhe orientimin tonë kombëtar.

“Modernizmi”, indiferentizmi, vetmia, pasuria e menjëhershme janë fenomene, që po ndikojnë në degradimin moral të shoqërisë duke goditur rëndë vlerat e familjes tradicionale shqiptare.

Modernizmi i shthurur me tendencë antivlerën, që është implementuar keq nga shoqëria shqiptare, me një informacion të cunguar, po dominon stilin dhe cilësinë e jetës.

Shteti si politikbërës dhe ekzekutiv, minimalisht duhet të caktojë edhe disa prioritete sociale, të cilat direkt dhe indirekt ndikojnë në performancën e qeverisjes.

Humbja e fokusit të vlerave të familjes reflektohet natyrshëm edhe te shteti i dobët, pasi është mentaliteti që ka sunduar koshiencën në të bërit e gjërave. Vendosja e prioriteteve, studimi i visibilitetit nga profesionistë të fushave të ndryshme, duhet të bashkepunojnë për një produkt social-ekonomik me qëndrueshmëri.

Kjo është nevojë emergjente e protagonistëve, që kanë marrë përsipër të ridimensionojnë “rilindjen”.

Çdo ditë e më tepër shohim te rinj, burra dhe gra, familje, që kanë tashmë si pjesëtar të tyre edhe nje qen, te vogël, të madh, shumë të kushtueshëm, sipas gustove dhe modes. Familje dhe individë, që kërkojnë te gjejnë ngrohtësinë njerëzore tek një kafshë! Tendencë për modë, apo shmangie nga realiteti njerëzor, nga familja, nga vlerat e saj.

Të rinj, që nuk komunikojnë me prinderit, se kanë qenin e tyre, që flasin me të, që e ushqejnë, e lajnë, e shëtisin, e marrin per pushime, qe shpenzojnë pa fund per te, që ndotin ambientin, qe promovojne një fenomen “modernist”.

Komunikimi me prindërit ju duket i veshtirë, se prinderit flasin, ndërsa qeni jo, se prindërit kritikojnë ndersa qeni lajkaton. Si mund të frenohet ky fenomen i rrezikshem degradimi i vlerave të familjes, i mungesës së humanizmit i përgjegjësisë për prindërit?

Ka shumë mundësi për ti ndërgjegjësuar keta individe dhe familje, se “qeni”, nuk është zgjidhje, se familja është gjithçka qe ne kemi te trashëguar nder breza, te cilën duhet ta ruajme, si një vlerë të pazëvendësueshme.

Për këtë duhet ndërgjegjësim dhe masa parandaluese dhe shtrënguese, ndaj si fillim një taksë prej 100-200 mijë lekë në vit për çdo individ dhe familje, që mbajne qen luksi në shtëpi, ndërsa për ato që qentë i nxjerrin në ambiente publike, ku luajnë femijët, ku ecin te moshuarit, të taksohen 200-350 mijë kekë në vit.

Me keto masa shtrënguese do ruajme të pastra ambientet e përbashketa, do rrisim sigurinë tek femijët dhe të moshuarit, do rrisim ndjenjen e humanizmit njerezor, respektin ndaj vetes dhe familjes, si një shkundje dhe reflektim të opinionit të shëndoshe në tërësi. Nje femijë i adoptuar, për një familje me mundesi ekonomike, për nje familje që kërkon të japë ngrohtesi, humanizëm ndaj një qenie njërëzore që fati e ka braktisur.

Keto janë vlerat njërëzore që duhen promovuar dhe nxitur, qofte edhe përmes politikave favorizuese. Familjet që adoptojnë një fëmijë, të përjashtohen 5 vite nga taksat lokale (taksa mbi banesen, pastrimin e tvsh).

Shoqeria jone ka nevoje të orientohet edhe nëpërmjet këtyre politikave shtrënguese dhe favorizuese, modele qe vendet rreth nesh kanë vite që i promovojnë dhe zbatojnë.

E di, se shoqëria ka halle dhe probleme të ndryshme, por keto dy fenomene, po godasin vrullshem dhe në mënyrë “tinzarë” vlerat njerezore, të familjës, të traditës, humanizmit dhe çdo të mirë të trashëguar ndër shekuj. /Panorama/

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.