Hapësire reklamuese

Aktualitet

Propozimi i fortë i Karamuços: Në Shqipëri përdhunuesit duhen kastruar

Shkruar nga Newsbomb
Propozimi i fortë i Karamuços: Në Shqipëri

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur sot për përdhunuesit dhe për pedofilët, teksa ka bërë dhe një propozim të fortë.

Ai ka bërë thirrje që në Shqiëpri të rriten ndëshkimet për përdhunuesit, teksa tha se abuzuesit seksual duhen kastruar.

“Duhet menduar në Shqipëri sepse nuk po i japim përgjigjen e duhur dhe po na bëhen cikle këto. Kastrim kimik, këta njerëz përveçse duhen dënuar duhen kastruar. Këta njerëz nuk duhet të mendojnë më por të bëhen të paaftë edhe për të menduar dhe për të shfrenuar peshat tek fëmijët tanë. Këta janë vrasës serial, nuk heqin dorë, janë përsëritës”, tha Karamuço për “Top Story” në “Top Channel”.

Kastrimi, termi i të cilit në shqip është tredhje, është praktika e heqjes, rëgjimit ose mpirjes së organeve mashkullore të një kafshe ose njeriu, me qëllim që ta bëjë të paaftë të kryejë marrëdhënie seksuale ose të krijojë pasardhës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese