Hapësire reklamuese

Politikë

Propozimi i Çekisë për rikthimin e vizave, reagon PL: Rama po vë në rrezik lëvizjen e lirë të qytetarëve

Shkruar nga Newsbomb
Propozimi i Çekisë për rikthimin e vizave, reagon PL: Rama po

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas lajmit se Çekia ka propozuar rikthimin e vizave për Shqipërinë.

Përmes një psotimi në Facebook, Blushi thotë se shkak për këtë është Edi Rama, i cili po vë në në rrezik lëvizjen e lirë të qytetarëve, ndërsa e cilëson si një lajm të rëndë.

“Kërkesa e Çekisë, që mban Presidencën e Bashkimit Europian, për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë është një lajm shumë i rëndë.Shkaku i vetëm është keqqeverisja e Edi Ramës, që po vë seriozisht në rrezik lëvizjen e lirë të qytetarëve, këtë arritje me rëndësi të jashtëzakonshme, që nuk është realizuar nga "Rilindja", por që po vihet në diskutim pas 10 vitesh të saj në pushtet.

Shqiptarët nuk e meritojnë të rikthehen në kohën kur dëshpërimisht qëndronin para dyerve të ambasadave në pritje të vizave, për faj të Edi Ramës, hajdutërisë dhe inkriminimit të oborrit të tij në Qeveri.Çdo ditë e Edi Ramës në pushtet do të ketë pasoja kërcënuese për lirinë, të drejtat dhe lëvizjen e qytetarëve.Shporrja e tij është një mision patriotik!”, shkruan Blushi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.