Hapësire reklamuese

Politikë

Propozimi i Bashës për djegien e mandateve, Ristani: Opozita nuk mund të kapet në befasi

Shkruar nga Newsbomb
Arben Ristani, ish deputet i PD

Lulzim Basha ditën e djeshme bëri lëvizjen e papritur politike duke artikuluar djegien e mandateve, që ai tha se do ia propozojë grupit Parlamentar të PD.

 

PD kërkon zgjedhje të përgjithshme në të njëjtën datë me zgjedhjet lokale ndërsa ish-deputeti Arben Ristani u shpreh se kjo ishte e vetmja rrugë që i ngelej opozitës.

I pyetur nga Kastriot Çipi  në Fax News nëse është PD gati për zgjedhje të parakohshme, Ristani u shpreh se më e rëndësishme është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira. Dy bashkëbiseduesit hodhën tezën se Rama mund të shpallë që nga e enjtja zgjedhjet e parakohshme, për ti dhënë fund krizës politike.

“Kërkohet krijimi i kushteve për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, me Ramën në pushtet kjo nuk mund të ndodh. Opozita nuk mund të kapet në befasi nga zgjedhjet e parakohshme, pasi prej kohësh po përgatitet me strukturat dhe me bazën”, u shpreh Ristani.

Më tej anëtari i kryesisë së PD-së u shpreh se në gjykimin e tij për Shqipërinë nuk është problem sistemi zgjedhor, më shumë sesa kapja që i bëhet zgjedhjeve nga ana e politikëes.

“Unë besoj se të gjitha sistemet janë të kolauduara ndërkombëtarisht dhe janë demokratike. Nëse ka garanci se zgjedhjet janë të lira dhe krijohen të gjitha kushtet, sistemin është kollaj që ta ndryshojmë dhe ta bëjmë si të duam. Unë kam qenë në shumë takime që ka zhvilluar zoti Basha me aleatët, dhe ata bjenë dakord me këtë”, tha Ristani, ndërsa shtoi se nga dita e sotme mund të nisë mbledhja e strukturave drejtuese në PD.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll